Google ADS

Java e grevave

09:08 | 23 Janar 2019
Arbresh.info

Është bërë një javë prejse mësimdhënësit kosovarë kanë nisur grevën, duke kërkuar rritjen e koeficientit të pagave, përderisa sindikalistët e arsimit po këmbëngulin se greva do të vazhdojë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në anën tjetër, zyrtarët qeveritarë dhe Këshilli i Prindërve të Kosovës po kërkojnë që greva të ndërpritet dhe fëmijët t’u kthehen bankave shkollore, sidomos pas ofertës së fundit të ekzekutivit të vendit për rritje të pagave të mësimdhënësve, të cilën po e refuzojnë drejtuesit e Sindikatës për Arsim të Kosovës.

Ndonëse është raportuar se shkollat në komunën e Deçanit dhe ato në Istog kanë ndërprerë grevën, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka thënë për “Zërin” se greva e mësimdhënësve po vazhdon të jetë e fuqishme, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ai ka thënë se do të qëndrojnë pas kërkesave të tyre derisa ato të realizohen. “Raportet që i kemi ne flasin se greva është e fuqishme edhe sot. Greva është si ditëve tjera, jemi unikë, jemi të qëndrueshëm dhe kërkesat tona janë të realizueshme nëse është vullneti edhe i Qeverisë dhe të tjerëve”, ka thënë ai

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme