Shefja e BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se Kosovës, nuk do t’i vihen kushte të reja për liberalizimin e vizave, pasi siç thotë ajo tanimë të gjitha kushtet e parakushtet, janë plotësuar.
E gjitha thotë ajo, tani mbetet tek shtetet anëtare për të marrë vendimin.
“ Vitin e kaluar politika kosovare kishte shpallur data që liberalizimi i vizave do të ndodhë deri në fund të vitit, përndryshe duhet të them që komisioni evropian e ka kryer punën e vet, është dhënë rekomandimi për parlamentin dhe këshillin e Bashkimit Evropian, tash topi është në oborrin e shteteve anëtare per të marrë vendimin.
Më duhet të theksoj se nuk do të ketë më kushte të tjera sa i përket cështjes se liberalizimit të vizave, dhe se gjitha parakushtet qe kanë pas për tu plotësuar janë plotësuar tashmë”, ka thënë Apostolova duke folur për rtv 21.
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës