Dhimbjet e veshit mund të jenë shumë shqetësuese. Një pjesë e tyre ndodh për shkak të depozitimeve të lëngëta në veshin e mesëm që si shkak kanë tingujt e lartë, të ftohtin, infeksionet në vesh, dyllin, bllokimin e kanaleve të hundës, dëmtimet fizike brenda veshit, presioni i lartë, etj.
Trajtimi i tyre nuk është gjithmonë i lehtë, kështu që para se të merrni medikamente, provoni këto produkte natyrale që i kemi të gjithë në shtë Dhimbjet e veshit mund të kurohen edhe me medikamente natyrale që na gjenden në shtëpi.
Vaj ulliri: Vaji i ullirit vepron si një qetësues i shpejtë ndaj dhimbjeve të veshit. Ai shërben si lubrifikant dhe ndihmon për të luftuar infeksionet në vesh. Gjithashtu mund të ndihmojë në ndalimin e zhurmave brenda veshit. Hidhni 3-4 pika vaj ulliri të vakët në kanalin e veshit. Gjithashtu mund të ngjyeni një tampon pambuku me vaj ulliri dhe ta vendosni në vesh.
Hudhra: Vetitë analgjezike dhe antibiotike të hudhrës ndihmojnë në qetësimin e dhimbjeve të veshit të shkaktuara nga infeksionet. Merrni dy lugë gjelle vaj susami. Nxehni 1 lugë çaji hudhër të grirë në të. Lëreni të ftohet dhe kullojeni vajin. Hidhni 2-3 pika prej tij në veshin që ju dhemb. Një tjetër opsion është të shtrydhni lëngun e disa thelpinjve hudhër dhe hidheni në veshin që ju dhemb.
Qepë: Qepa është një prej medikamenteve shtëpiake më të efektshme në dhimbjen e veshëve. Vetitë antiseptike dhe antibakteriale të saj funksionojnë mirë në trajtimin e dhimbjeve të veshëve. Prisni imët një qepë të freskët dhe mbështilleni me një napë të pastër. Mbajeni napën në veshin e infektuar për 5-10 minuta. Përsëriteni këtë proces disa herë në ditë. Gjithashtu mund të merrni një lugë lëng qepe të shtrydhur dhe ta ngrohni pak. Më pas hidhni 2-3 pika në vesh, 2 deri në 3 herë në ditë.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?