Emigrantët në Gjermani janë të prirur më shumë se vendorët që të hapin biznese private. Kjo ka të bëjë edhe me shanset e tyre më të dobëta në tregun e punës.
Në një studim të bankës “KfW” thuhet se emigrantët në Gjermani hapin më shpesh bizneset e tyre private. Sipas këtij studimi, në periudhën prej vitit 2013 deri 2017, gati çdo i pesti person që ka hapur ndonjë biznes privat është me origjinë të huaj apo ka një nënshtetësi të huaj.
Më saktësisht, kjo do të thotë se 18 % e themeluesve të firmave kanë qenë emigrantë. Dëshira për të hapur një biznes të pavarur është në veçanti e madhe tek personat qe kanë marrë nënshtetësinë gjermane, tek gjermanët e kthyer nga vendet e tjera, por edhe tek personat që në Gjermani jetojnë me një nënshtetësi tjetër.
Shanset e dobëta në tregun e punës
Njëkohësisht emigrantët kanë më shpesh shanse më të dobëta në tregun e punës. Kjo në veçanti vlen për të ardhurit pa ndonjë diplomë, e cila njihet në Gjermani, si dhe për personat, të cilët nuk e zotërojnë mirë gjuhën gjermane, raporton DW. E ashtuquajtura pjesë e kapitalit fillestar tek themelimi i firmave ka qenë tek emigrantët 38%, për dallim prej vendorëve ku kjo pjesë përbën mesatarisht 31%, thuhet në vlerësimet e “KfW” për vitin 2018.
Gjuha gjermane
Gati dy të tretat e emigrantëve të moshës 18 deri 64-vjeçare thuhet në sondazh, flasin në shtëpi me familjarët kryesisht në gjuhën gjermane. Ndërsa rreth 35 % thotë se në shtëpi flasin gjuhën e origjinës së tyre. Këtu bëhet fjalë kryesisht për të ardhurit, të cilët nuk janë në Gjermani për një kohë të gjatë.
Përdorimi i një gjuhe tjetër në shtëpi nuk do të thotë automatikisht se këta persona nuk e njohin mirë gjuhën gjermane, por emigrantët nga shtëpitë ku flitet vetëm gjuha e origjinës së tyre, shikuar nga të dhënat statistikore, kanë shanse më të këqija në tregun e punës. “Në veçanti tejkalimi i pengesave me njohjen e gjuhës kërkon një kohë më të gjatë. Dhe këtu duhet të ketë më shumë oferta për mësimet e gjuhës”, thotë shefi i “KfW”, Jörg Zeuner./DW/
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...