Emri i miliarderit Xhorxh Soros është shumë i njohur në Shqipëri që në fillim të viteve ’90. I njohur për shkak të fondacionit me emrin e tij që vepron në Shqipëri, për herë të parë politikisht u përmend në vitin 2016 nga ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima.
Atë kohë, Kokëdhima u shpreh se e shikon si të rrezikshme implikimet e fondacionit të Soros në zhvillimet politike në Shqipëri, duke nënvizuar se shpresonte që presidenti i ri amerikan “do ta çlirojë diplomacinë ndërkombëtare nga ky ndikim në Shqipëri”.
Një muaj pas Kokëdhimës, ish-kryeministri Berisha nga foltorja e Kuvendit tha se Sorosi është një kryespekulant botëror që mbështet klikat komuniste në vendet ish komuniste duke theksuar gjithashtu se lidhjet mes tij dhe Ramës mbahen nga një femër.
Në atë kohë, Berisha lexoi një sms nga një zyrtar i Transparency International, i cili tregonte se Rama në bashkëpunim me Sorosin shkarkoi grupin e punës që do të merrej me raportin për matjen e korrupsionit në Shqipëri.
Një vit më vonë, ishte po ish-kryeministri Berisha personi që kërkoi që Xhorxh Soros të shpallet person “non grada” në Shqipëri, ndërsa theksoi se drafti i reformës në drejtësi është hartuar nga ekspertë të miliarderit, të cilin e quajti edhe kryemafioz të planetit.
“Po i bëj thirrje kongresit amerikan të hetojë me përgjegjësinë më të madhe, të kryekorruptuarin Xhorxh Soros. I bëj thirrje senatit amerikan, kongresit amerikan që të ndalojë këtë monstyër që favorizon krimet, bandat. I bëj thirrje BE të ndërpresë tentakulat e tij në KE. Ai meriton ‘non grata’ kudo”, – tha Berisha në 2017-ën.
Akuza kanë ardhur edhe nga kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili nënvizoi se duartrokitjet për reformën në drejtësi të binomit Rama-Soros jua zuri vendin urrejtja e të gjithë shqiptarëve për këta të dy, që ndërtuan një drejtësi të zezë kundër qytetarëve të thjeshtë. Sipas tij, Organizata Soros përmes kapjes së shoqërisë civile, mori nën kontroll reformën në drejtësi.
Në Shqipëri kanë qenë të shumta akuzat se Soros mban në kthetra politikën shqiptare, liderët e partive, institucionet e drejtësisë dhe se vazhdimisht po devijon rrugën e reformave sipas interesave të fondacionit të tij.
Ndërkohë që vetë Xhorxh Soros ka qenë edhe dy herë në Tiranë.
Vizitën e parë bëri në vitin 2005, ku Soros erdhi në Tiranë me një mision të veçantë: Nxitjen e qeverisë shqiptare në zbatimin e programit për integrimin ekonomiko-social të romëve si dhe prezantoi strukturën e re të Fondacionit Soros në Shqipëri. Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Soros u takua me kryeministri e asaj kohe, Sali Berisha dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës në atë kohë, Edi Rama. Ndërsa për herë të dytë ishte në dhjetor të 2014-ës, ku përveç një darke me mikun e tij Rama, Soros zhvilloi një takim edhe me Lulzim Bashën.
Së fundmi,ka qenë djali i tij Aleksandër Soros që e ka vizituar shpesh Tiranën duke postuar në profilin e tij në rrjetet sociale foto me kryeministrin Rama apo dhe me kryenashkiakun Veliaj./Rel.d/
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...