Google ADS

Qeveria Rama premtoi shëndetësi falas, por kështu transportohen të sëmurët

23:17 | 22 Janar 2019
A. B.

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi publikon disa foto si transportohen të sëmurët në spitalet tona.

Edhe pse është trumbetuar për shëndetësi falas, fotot flasin qartë për gjendjen në spitalet e Shqipërisë.

“SHËNDETËSIA FALAS???

Transport i pacientit mes shiut, nga urgjenca për te 6 katëshi.

S’bëhet fjalë për ndërtim infrastrukture përkatëse mbrojtëse, por as për minimumin… një mjet mbrojtës nga shiu…

Sepse paratë e shëndetit të qytetarëve shkojnë për koncesionet abuzive të check up, sterilizimit, dializës dhe laboratorëve”, shkruan Vokshi./Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme