Transferimi i shumëpërfolur i mesfushorit Denis Suarez në Arsenal ka dështuar.
Bisedimet e “Topçinjve” me bordin e Barcelonës rreth arritjes së një marrëveshje me mesfushorin Denis Suarez janë ndërprerë për shkak se lojtarit nuk i pëlqen marrëveshja e propozuar ndaj tij, transmeton portali arbresh.info.
Arsenali ishte i gatshëm për të paguar një tarifë prej 2 milionë eurove për huazimin e tij, me opsionin për blerje në formë të përhershme gjatë verës.
Barcelona i sugjeroi gjithashtu lojtarit të shkojë në formë huazimi për gjashtë muaj dhe më pas të nënshkruaj një kontratë të re me ata përtej marrëveshjes aktuale që skadon në vitin 2020.
Por, lojtari nuk i pëlqen asnjëra situatë dhe prandaj ka refuzuar transferimin te Arsenali dhe madje mund të qëndrojë thjeshtë deri në mbyllje të kontratës në Camp Nou./arbresh.info/
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen