Google ADS

Sofja i jep fund dhënies së pasaportave për investitorët e huaj

22:40 | 22 Janar 2019
Arbresh.info

Qeveria bullgare njoftoi sot se kërkon të forcojë rregullat në çështjet e shtetësisë dhe t’i japë fund dhënies së pasaportës bullgare investitorëve në vend, një praktikë shumë e kritikuar nga BE-ja për të cilën kjo praktikë është një derë e hapur për korrupsionin.

“Sofja do të përmirësojë legjislacionin duke synuar të heqë mundësinë e marrjes së kombësisë bullgare në bazën e investimeve”, njoftoi Ministria e Drejtësisë, duke theksuar në një komunikatë se ka njoftuar Komisionin Europian për këtë.

Si shumë vende të tjera në BE, Bullgaria ofronte që prej vitit 2013 mundësinë e kombësisë për të huajt që mund të investonin të paktën 500 000 euro në vend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme