Edhe pse mendim i përgjithshëm është që femrat i pushtojnë meshkujt, mbase duhet të mendohet dy herë.
Norma e rrënjosur që femrat janë ato të cilat në marrëdhënie lidhen më shpejt, ndërkaq vetvetiu edhe dashurohen.
Ato paksa çmenden, pushtojnë partnerët e vet dhe bëhen posesive, së paku kështu mendojnë meshkujt.
Mirëpo, megjithatë, hulumtimet kanë treguar se si ato konstatime nuk janë edhe aq të vërteta.
Tani femrat janë shumë më të relaksuara, më të ftohta dhe më të kujdesshme në raport me meshkujt të cilët janë bërë më të butë dhe më të dashuruar.
Një hulumtim i cili ka përfshirë 172 studentë, ka treguar se si meshkujt janë ata të cilët shfaqin të parët dashurinë.
“Mendoj që femrat pavetëdijshëm nuk u shfaqin dashuri meshkujve”, ka thënë drejtuesja e studimit, Marissa Harrison.
Rezultatet kanë treguar se meshkujt dashurohen në afat prej disa javësh, derisa femrave u nevojitet kohë më shumë.
Si shkak të mundshëm shkencëtarët theksojnë seksin të cilin meshkujt e barazojnë me dashurinë.
Mbase femra perceptohet si më pak racionale kur është fjala për dashurinë për shkak që kanë kapacitet më të madh për përpunimin e përvojave emocionale.
Tani, gjithsesi, meshkujt tregojnë më shumë emocione se kurrë më parë deri tani, derisa femrat janë mbyllur në vetvete.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...