Ernest Hemingway është ai që ka shkruar njërin prej librave më të njohur në historinë e literaturës, librin “Plaku dhe Deti”.
Si fitues i çmimit Nobel, padyshim se fjalët e Hemingway-t janë të mbushura me mençuri dhe kanë vlerë edhe sot, transmeton Telegrafi.
Në nderim të këtij autori të madh dhe për t’ju inspiruar juve, më poshtë ju sjellim disa prej thënieve të tija më të mençura.
– “Mënyra më e mirë për ta zbuluar nëse mund t’i besoni dikujt është duke i besuar atij personi”
– “Kur njerëzit flasin, dëgjoni krejt çfarë po thonë. Shumica e njerëzve asnjëherë nuk dëgjojnë”
– “Asnjëherë mos shkoni në udhëtime me dikë që nuk e dashuroni”
– “Lumturia te njerëzit inteligjentë është gjëja më e rrallë që e njoh”
– “Brengosuni çdo ditë nga pak dhe do t’i humbni disa vite jetë. Nëse diçka është e gabuar, rregullojeni nëse është e mundur. Por ushtrojeni veten të mos brengoseni: brengat asnjëherë nuk rregullojnë ndonjë gjë”
– “Tani nuk është koha të mendoni se çfarë nuk keni. Mendoni se çfarë mund të bëni me atë çfarë keni”
– “Nuk ka mik më besnik sesa libri”
– “E moralshme është ajo çfarë ju bën të ndiheni mirë pasi ta keni bërë, e pamoralshme është ajo çfarë ju bën të ndiheni keq pasi ta keni bërë”.
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...
Protesta e PD-së në Tiranë, 44 të shoqëruar në komisariatet ...
Osmani pritet nga Presidenti i Kolumbisë: Mirënjohëse pafund...
Protesta e opozitës në Tiranë, lirohen 21 protestues