Google ADS

Sonte ndodhë kalimi i Gonzalo Higuain në Chelsea?

20:31 | 22 Janar 2019
Arbresh Info

Gonzalo Higuain është i lirë të niset për në Chelsea tani për shkak se Milani ka arritur një marrëveshje me sulmuesin Krzysztof Piatek.

Sulmuesi argjentinas mund t’i bashkohet sot (e martë) gjigantit në Angli pas arritjes së marrëveshjes mes Genoas dhe Milanit në lidhje me Piatekun, transmeton portali arbresh.info.

Milani dëshironte të siguronte fillimisht shërbimet e sulmuesit polak para se t’i jap fund marrëveshjes për huazimin e Higuainit me Juventusin.

Tani, meqenëse Piatek është i gjithi i siguruar, Gonzalo Higuain mund të niset në Londër dhe të nënshkruajë për Chelsean.

Sulmuesi duhet të nënshkruaj para të mërkurës në mënyrë që të jetë i gatshëm për ndeshjen në EFL Kupë kundër Tottenhamit një ditë më vonë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme