Tenori kosovar me famë botëror, Ramë Lahaj, ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këtë e bëri të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook në sfidën tashmë virale nërrjete sociale “20 years challenge” [20 vjet ndryshim].
Lahaj që ka ngjitur skenat më të njohura botërore të operas ka thënë se dikur ishte ushtar në luftë derisa sot është ushtar në paqe.
Madje, ai ka zgjedhur që me krahasimin e fotografive nga koha kur ishte ushtar në vitin 1999 dhe nga interpretimi në Operan e Barcelonë të shkruajë edhe disa fjalë shumë motivuese që secili të ndjekë ëndrrën e tij.
Postimi i plotë i Ramë Lahajt:
Ushtar në luftë, ushtar në paqe.
Bonu luftëtar i fuqishëm i jetës tande dhe fito të gjitha betejat që ia ke vënë vetës për synim. Projekto dhe realizo strategjinë për luftën tande. Mos u bon qyqar e me kalu kohën tuj u ankue se jeta asht e vështirë dhe hiç gjë s’shkon qysh duhet! Bonu ushtar i denjë dhe mos lë front të ëndrrave të tua pa e fitue.
Kësaj herë t’fala nga Opera e Barcelonës, një prej fronteve të mia që sot më bon krenar që e fitova me nder.
Foto e marrë gjatë luftës në Kosovë. Viti 1999 dhe tjetra gjatë paqes në Barcelonë. Viti 2019.
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...