Deputetët e Parlamentit Evropian kanë thënë se presin që ky institucion t’i fillojë procedurat për ratifikim të marrëveshjes me Britaninë e Madhe për shkëputjen e këtij shteti nga Bashkimi Evropian gjatë javës së ardhshme, pavarësisht vështirësive të Londrës për ta miratuar atë në kuvend.
Partia opozitare e laburistëve ka kërkuar që për këtë çështje të organizohet një referendum i ri, ndonëse kryeministrja May nuk ka shprehur gatishmëri për një gjë të tillë. Bashkimi Evropian i ka thënë Britanisë së Madhe se është në pritje të gjetjes së një zgjidhjeje të pranueshme nga spektri i gjerë politik në vend.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian gjithashtu kanë premtuar se ata mund të bashkëpunojnë për hartimin e një teksti për përcaktimin e marrëdhënieve të ardhshme me Britaninë e Madhe. “Shpresojmë që ta nisim procedurën në fund të janarit”, tha deputetja e Parlamentit Evropian, Danuta Hubner.
Ajo pret që marrëveshja me Britaninë të dërgohet në Parlamentin Evropian të mërkurën ose të enjten e ardhshme në mënyrë që procesi i ratifikimi të saj të përfundojë para datës 29 mars, e cila paraqet afatin e fundit për dalje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...