Studimi i ri që është bërë mbi rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter, tregon se mund të grumbullojnë të dhëna private dhe prej atyre që nuk kanë hapur ndonjë llogari.
Hulumtuesit nga Universiteti i Vermontit të Shteteve të Bashkuara, zbuluan se këtyre platformave iu nevojitet të kenë qasje në së paku tetë prej miqve, që keni pasur së paku një herë kontakt, për të mbledhur të dhëna për ju, transmeton Telegrafi.
E tëra vjen pasi gjigantët nga Silicon Valley, nevojitet të rrisin sigurinë e praktikës së mbledhjes së të dhënave, derisa shfrytëzuesit të kenë sa më shumë kontroll mbi të dhëna private.
Ekipi hulumtues ka studiuar më se 30 milionë postime, prej 14 mijë shfrytëzuesve të Twitterit. Megjithëse është punuar vetëm në Twitter, i tërë procesi besohet se është i njëjtë edhe në Facebook dhe platforma tjera komunikuese.
Është gjetur se algoritmi mund të interferojë me saktësi prej 64 për qindve, se çfarë do të shkruajë përdoruesi në vazhdim, vetëm duke u bazuar me atë se çfarë ka komunikuar me të tjerët dhe atë se çfarë ka shkruar në të kaluarën.
Saktësi bie për vetëm tre për qind, kur algoritmi bazohet në tre për qind, kur bazohet në shkrimet e shokëve virtual, me të cilët ai është në kontakt.
Gjithnjë sipas hulumtimit nga Universiteti i Vermont, rrjetet sociale thuhet se mund të mbledhin të dhëna edhe prej atyre që nuk kanë të hapur ndonjë llogari, vetëm duke u bazuar në tetë deri në nëntë miq të tij të afërt, për të mësuar rreth sjelljeve që ka.
Hulumtuesit pretendojnë se këto rrjete, mbledhin të dhëna prej individëve pa llogari personale, pasi fotografitë, ditëlindjet, përvjetorët apo aktivitete tjera si diplomim dhe pushime të ndryshme, shfaqen në llogaritë e miqve të tyre.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...