Raportimet se shkak i bllokimit të mbi 100 minatorëve të Trepçës ishte djegia e një trafoje i ka demantuar inxhinieri i elektros në këtë minierë, Enver Tahiri.
Tahiri për arbresh.info ka thënë se ngarkesa elektrike ka qenë shkak i këtij bllokimi.
“Së pari e demantoj se ka qenë ndezja e një trafoje, nuk është e vërtetë, trafo nuk është djegë por kemi pas një avari në sistemin e kabllove për shkak të ngarkesave elektrike. Kjo avari mund të ndodhë”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka shtuar se defekti është sanuar përkohësisht pasi për sanimin e plotë duhet kosto shtesë.
“Kemi arrit me e sanu defektin dhe kemi nxjerrë minatorët megjithëse një numër I vogël i tyre kanë dal edhe nga dalja emergjente. Për t’u evituar defekti duhet një buxhet, pasi të bëhet vlerësimi i dëmeve besoj se shumë shpejt do të rifilloj puna”, ka shtuar ai.
Ndryshe inxhinieri i elektros ka thënë se në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike, miniera rrezikon të përmbytet nga uji.
“Kemi arrit një marrëveshje me KEDS të cilët na lejojnë 2 megavat ampera të cilët nga mundësojnë qarkullimin e lifti dhe largimin e ujit nga miniera. Uji në minierë është rreziku më i madh për përmbytje, në momentin që ndalohet rryma ka gjasë për përmbytje”, ka përfunduar ai.
E nxjerrjen e punëtorëve të minierës Trepca për arbresh.info e ka konfirmuar edhe Ardian Syla, kryesues i Bordit Mbikëqyrës të “Trepça, Sh. A.”.
Syla ka thënë se minatorët kanë mbetur të ngujuar për shkak të një problemi me energji elektrike.
“Po kanë dalë të gjithë minatorët, ngujimi ka ndodhur për shkak të pamundësisë së lëvizjes së ashensorit për shkak të një avarije që ka ndodhë në një trafostacion këtu që është në pronësi të Trepçës e që e furnizon me energji edhe Trepçën edhe një pjesë shumë të madhe te qytetit të Mitrovicës”, ka thënë Syla.
Ai po ashtu ka shtuar se minatorët kanë mbetur të ngujuar përafërsisht 3 orë.
“Gjithçka ka ndodhur për 2 deri 3 orë derisa është bërë zgjidhja me energji elektrike ku ka filluar nxjerrja e minatorëve”, ka shtuar ai.
Kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës të Trepçës ka shtuar se në mesin e minatorëve ishin edhe disa studentë.
“105 minatorë dhe sipas informatave që i kemi në mesin e tyre kanë qenë edhe 10 studentë të Universitetit të Mitrovicës të cilët kanë qenë në minierë për bërjen e analizave dhe hulumtimeve që i kanë pas në programet e tyre”, ka thënë ai.
E sipas Sylës, shëndeti i minatorëve pas daljes ka qenë i mirë.
“Ventilatorët vazhdimisht kanë punuar dhe ka pas ajrimin të mjaftueshëm edhe komunikimi me ta ka qenë i vazhdueshëm. Shëndeti i tyre është në rregull, nuk ka probleme nuk ka komplikime te punëtorët”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Lexo edhe: Nxirren minatorët e ngujuar në Trepçe
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1475653035898259/
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës