Google ADS

Gratë që duan të jetojnë gjatë duhet të mbajnë këtë peshë

17:31 | 22 Janar 2019
Trina Galanxhi

Gratë që duan të arrijnë ditëlindjen e tyre të 90-të duhet të sigurojnë që ata të qëndrojnë afër peshës së njëjtë kur ishin 20 vjeç, thonë shkencëtarët.

Studiuesit kanë anketuar rreth 8 mijë burra dhe gra, të cilët janë pyetur për peshën e tyre kur ishin të rinjë, transmeton portali arbresh.info

Ekipi holandez gjeti që gratë që kishin më pak peshë gjatë jetës së tyre ishin më të prirur të kenë jetëgjatësi, ndërsa për burrat nuk është parë ndonjë ndryshim i madh.

Studimi i botuar në Journal of Epidemiology & Health Community, theksoi se meshkujt aktivë kishin gjasa të jetonin deri në të 80-tat e tyre, ndërsa për gratë theksohej se gjatë ditës nuk duhet të ushtrojnë më shumë se 1 orë, pasi ushtrimet e tepërta mund të sjellin dëmtime në shëndet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme