Një burrë nga Polonia ka sulmuar tre policë në mes të ditës në qytetin holandez Waalwijk jo larg Roterdamit, kurse kalimtarët e rastit kanë filmuar me telefona incidentin.
Burri ishte shumë agresiv, dhe dyshohet se ishte nën ndikim të lëndëve narkotike. Ai për asnjë moment nuk hezitoi t’i sulmojë policët që mbroheshin me shufra dhe sprej për sy, madje në një moment kanë shtënë tri herë në ajër për ta paralajmëruar. Megjithatë, ai nuk u zmbraps, transmeton Telegrafi.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ai filloi t’i dëmtojë veturat që ishin të parkuara përreth tij, madje kërceu mbi njërën dhe një tjetër u mundua ta vjedh edhe pse brenda kishte disa persona.
Por, pas një beteje të ashpër, polaku është arrestuar kur një polic ka përfunduar në spital për shkak të lëndimeve trupore që ia kishte shkaktuar.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë