Avioni kryen ulje emergjente për shkak të tentativës për rrëmbim

15:28 | 22 Janar 2019
Arbresh.info

Një avion që udhëtonte nga qyteti Surgut i Rusisë drejt Moskës njoftohet se ka bërë një ulje emergjente për shkak se një person i armatosur ka tentuar ta rrëmbejë atë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve në shtypin rus, theksohet se një person i armatosur ka kërkuar vajtjen drejt Afganistanit për avionin SU1515 të kompanisë Aeroflot, i cili ishte ngritur në fluturim në orën 14:55 sipas kohës lokale në destinacionin Surgut-Moskë.

Avioni i cili duhej të ulej në aeroportin Sheremetyevo në Moskë, theksohet se ka kryer ulje emergjente në aeroportin Hanti-Mansiysk.

Ndërkohë, zyrtarët ende nuk janë prononcuar në lidhje me ngjarjen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme