Disa politikanë po ligën po kërkojnë heqjen e taksës

15:23 | 22 Janar 2019
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë u ka bërë thirrje partive e politikanëve që kërkojnë ta hiqet taksa të mendojnë për familjet e tyre, raporton arbresh.info.

Sipas Haradinajt nuk duhet harruar se çfarë na ka bërë Serbia dhe si po e bllokon çdoherë Kosovën.

“I kam parë disa në parti politike që po ligen e po kërkojnë të hiqet taksa. Por unë ju them të kthehen para 20 vitesh të shohin mbrapa dhe të mendojnë për fëmijët e tyre, për të ardhmen e tyre. Ne me dëshirë e heqim taksën por nuk duam të harrojmë çfarë na kanë bërë e si po na bllokojnë”, ka thëne ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme