Kryetarja e komisionit Sala Berisha-Shala ka thënë se në projekt-statutin që ka paraparë janë kërkesat e bordit të Trepçës, raporton arbresh.info.
Naser Peci, nga bordi ka thënë se hapi i parë është të procedohet Statuti për “Trepçën”.
“Në këtë statut duhet të futen asetet e TRepçës dhe çështjeT sociale. Ne i kemi përkrahur çështjet sociale dhe presim procedimin e këtij projekti. Në duam rivitalizimin e Trepçës. Sipas statutit pritet të formohet bordi menaxhxues i Trepçës”, ka thënë ai.
Anëtari i komisionit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka thënë që ky është i njëjti statut si i mëparshmi.
“Edhe pse e kemi një dokument të marrëveshjes të arritur ndërmjet qeverisë dhe sindikatës, edhe bordi që qenka si pjesë e statutit është një e arritur. Por bordi bashk me qeverinë duhet t’i inkorporojnë këto çështje në statut dhe të mos ia lënë komisionit. Nëse komisioni dhe Kuvendi ndërhyn këtu mund të bëjë gabime. Nëse ne e marrim përsipër këto vrëejtje dhe ia qesim seancës, çka e dim çka votohet në Qeveri. Bordi le ta bëjë një statut me ndryshime, e jo na e ka pru statutin e njëjt me disa vërejtje që ne t’i shtim në statut. Nëse ne e bëjmë këtë nuk garanton që në fund kalohen këto ndryshime, duhet peocedurë e peocedurë. Bordi së bashku me Qeverinë le ta bëjnë këtë, ata i dijnë cilat janë asetet. Pse kjo lojë kështu kur nuk shkruan askund”, ka thënë ai.
Kryetarja e komisionit i ka dhënë sqarime anëtarit Aliu duke i thënë që Kuvendi ka miratuar statute si ai i autoritetit të konkurencës.
“Në këtë statut janë përfshi vërejtjet që i ka vensosur ministri Lluka me sindikatën, pastaj janë edhe sugjerimet nga Qeveria, janë edhe çështjet sociale si dhe marrëveshjet e sindikatës. Risi në këtë janë aksionarët e vegjel”, ka thënë ajo.
Anëtari Liburn Aliu i është kundërpërgjigjur duke thënë se ky nuk është dokument i sjellur nga Qeveria.
“Pse duhet të bëhet ky dokument nga stafi i komisionit. Këto është dashur t’i bëjë bordi. Pse duhet t’i fusim ne duart. Ata mund ta kryejnë vetë, i kanë procedurat. Pse të ketë zëra kundërshtar më pas për neve”,është shprehur ai.
Anëtarja e komisionit Hykmete Bajrami ka thënë se deputetët nuk kanë të drejt të bëjnë amandamente.
“Deputetët bëjnë ndryshime në një dokument vetëm përmes amandamenteve. Nuk ka ndonjë dokument në histori të parlamentit pa e dhënë votën e tyre. Shembullin që e morët përmes statutit të bordit të konkurencës nuk është i njëjtë, ai është institucion, këtu po flasim për asete. Çështjet që i kemi ngritur më heret kanë qenë një numër i madh i aseteve që nuk kanë qenë ta përfshira. Këtu nuk kemi një marrëveshje, janë çështje të sindikatës. Ne si deputet jemi vonuar shumë me Statutin e “Trepcës”. Ne nuk dojmë të jemi mes aksionarëve, le të na vijë marrëveshja nga bordi i Trepcës që janë përfaqësues të aksionarëve. Në qoftëse ne do të bënim amandament për të përfshirë një numër asetesh që kanë mbetur jashtë, e dërgojmë në Kuvend dhe Kuvendi se voton, atëherë përgjegjësia bie mbi ne. Këtë duhet ta bëjnë aksionarët”, ka thënë ajo.
Anëtari Dardan Sejdiu ka thënë se pp flitet për një ligj që është kthyer dy herë.
“Edhe ky ligj ka probleme, është njëfar 80 me 20 që as ne se dimë a është ndërmarrje publike. Sa i përket statutit nuk duhet përsëritur gabimin që kemi bërë me ligj. Bordi le ta bëjë punën e tij, le ta bjerë dokumentin final dhe sipas ligjit në e procedojmë. Por të sillen minuta të takimeve, të sillet një dokument ku duhet lexuar unë e të shoh a janë në sinkron mes vete, e më pas ta dërgoj në Kuvend. Por për mua është problem edhe ta bëhet krahasim me ligjet tjera. Unë së pari nuk e di me cilin ligj ta trajtoj ndërmarrjen e Trepçës. Nëse Qeveria e Sindikata ulen e bëjnë këtë marrëveshje ne e votojmë menjëherë”, ka thënë ai.
Anëtari Muharrem Nitaj ka pyetur përfaqësuesin e bordit Naser Peci se përse nuk kanë sjellur një marrëveshje.
“Pse ju nuk e keni hartuar draftin final. Pse është dashur të jenë propozimet e bordit, sindikatës e më pas një lloj përzierje. Pse ju nuk e keni bërë draft-statutin po keni ardhur me këtë marrëveshje. Po besoj që ka pasur probleme me punën. Nëse ju nuk keni bërë këtë marrëvveshje propozoj që kjo të shtyher”, ka thënë ai.
Anëtari Memli Krasniqi ka thënë se ka muaj të tërë që ka mbetur në dorë project-statuti.
“Sikur të ishte si procedurë ne e kishim votuar. Por, pasi që ka ardhur sipas ligjit ky statut ka pasur pakënaqësi. Kryetari i sindikatës ka thënë që duhet bërë ndryshime. Ne kemi kërkuar të gjithë që t’i marrin parasysh këto çështje. Kanë kaluar muaj e nuk është kryer ndërsa më në fund erdhëm. Dhe ne tani kemi probleme me procedurën. Duhet që bordi të na e sjell tekstin final”, ka thënë ai.
Përfaqësuesi i bordit ta Trepçës, Naser Peci u është përgjigjur pyetjeve se përse nuk e ka hartuar project-statutin bordi.
“Statuti është dokument që hap shumë rrugë për zhvillimin e Trepcës. Është vështirë të përfshihen të gjitha. Edhe vërejtjet që ua kemi dërguar kemi menduar që do të jenë më të lehta”, ka thënë ai.
Kryetari i Sindikatës, Shyqyri Sadiku, ka thënë se asetet e Trepçës i takojnë bordit.
“Ne merremi me çështjet sociale. Mirëpo tek të gjitha këto çështje i ka fajet bordi. Kryeministri i ka kërkuar bordit që të bashkëpunojë me sindikatën por këta nuk i kanë marrë parasysh vërejtjet tona dhe na kanë detyruar të hyjmë në grevë. Duhet të futen të gjitha të drejtat tona. Bordi duhet ta dijë që jemi dy aksionar, Qeveria dhe punëtorët dhe duhet të përfshihemi edhe ne. Ne i kemi katër pika që duam t’i përfshijmë, ne jemi pajtuar me të gjitha grupet parlamentare”, ka thënë ai./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...