Punëtorët teknikë të disa shkollave të Prishtinës kanë protestuar lidhur me mos-rritjen e pagave si dhe moskthimin nën menaxhim të Komunës sipas Ligjit për Kryeqytetin.
Ata kërkojnë që t’iu paguhen paga me 4 % rritje në sektorin publik nga 1 janari 2018. Sipas tyre, ka neglizhencë nga ana e Komunës së Prishtinës për kthimin e këtyre punëtorëve nën menaxhimin e komunës, sipas ligjit për kryeqytetin, i cili është aprovuar vitin e kaluar, raporton arbresh.info.
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat Isuf Azemi me një grup protestuesish u prit në takim nga nënkryetari i i komunës Muhedin Nushi por zotëri Azemi dhe protestuesit kërkuan që takimi të ndodh vetëm me kryetarin Shpend Ahmeti.
Nënkryetari Muhedin Nushi tha se pas marrjes se kërkesave nga punëtorët teknikë ata kanë vendosur t’ju dalin në ndihmë.
Ndërkaq zëdhënësi i komunës Adonis Tahiri tha se kryetari Azemi është i ndikuar politikisht andaj e refuzoi takimin.
Në këtë protestë janë punëtorët teknikë të shkollave “Ismail Qemaili”, “Pjetër Bogdani”, “Eqrem Çabej”, “Naim Frashëri”, “Asim Vokshi”, “Hoxhë Kadri Prishtina”, “Gjergj Fishta”, “Dardania”, si dhe punëtorët e sigurimit në QMF dhe punëtorët e pastrimit në QMF të Komunës së Prishtinës./Arbresh.info/
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Lipjani: Bas...
Rruga që lidh Deçanin me Gjakovën drejt asfaltimit
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit
Anisa-Xhenetës: Askënd nuk e kam ofenduar, as s’kam prekur n...
Ndalohet “Mora Fjalë” në stadium, Shkurte Fejza dhe Lorik Ca...