Pjesëtarët e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad dhe palët e grupeve terroriste që përkrah Irani, përkundër marrëveshjes së Soçit për mbrojtjen e armëpushimit, granatuan rajonin në jug të Idlibit, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat e regjimit granatuan vendbanimin dhe vijën e frontit të opozitës në zonat e demilitarizuara në kuadër të marrëveshjes së Soçit, që gjendet në kufijtë e zonës së deeskalimit të konfliktit.
Burimet lokale theksojnë se gjatë mbrëmjes është granatuar rajoni në periferi të Khan Shaykhun, vendi Jarjanaz, fshatrat Has dhe Tuh dhe rajonet në distriktin Jisr ash-Shugur, në Idlib, si dhe rajoni në veri të Hamas.
Pjestarët e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardhë) nuk mund të jepnin informacione mbi atë nëse ka të vdekur ose të plagosur.
Në raportin e Rrjetit Sirian të të Drejtave të Njeriut (SNHR) të shpallur muajin e kaluar, theksohet se gjatë sulmeve të forcave të regjimit nga 17 shtatori i vitit 2018, kur u nënshkrua marrëveshja e Soçit, deri më 24 dhjetor të vitit 2018, kanë humbur jetën 45 civilë, në mesin e të cilëve gjashtë gra dhe 22 fëmijë.
Opozita, nga rajoni i cili sulmonte forcat e regjimit, në pajtim me marrëveshjen e Soçit, ka tërhequr armatimin e rëndë më 10 tetor të vitit 2018.
“Foto e ditës”, Edi Rama shfaqet pranë liderëve të Turqisë, ...
Besforti dhe Xuxi diskutojnë rreth zarfit të zi: Për neve ës...
Ekskluzive: Shumë oferta për Lindon Emërllahun, spikasin klu...
Gresa habit me deklaratat për Atillën: Ka ardhë për Rezin, t...
Gresa dhe Sara përmendin emrin që rrezikohet nga zarfi i zi
Shpjegimi i prerë me katër fjalë i Deschamps për mungesën e ...