Rrëfim i padëgjuar i Dacit për vdekjen e Rugovës: Si deshën ta varrosin presidentin me ceremoni familjare.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe tani kryetar aktual i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Nexhat Daci, ka folur për situatën kur u është kërkuar që Presidentin Rugova të mos e varrosin me ceremoni shtetërore.
“Kërkesa ka qenë që Presidenti Rugova me u varrosë si qytetar i rëndomtë dhe vetëm me ceremoni familjare. Në shtëpinë time ka ardhur njeriu më i fuqishëm në botë, në prezencë të djalit e të gruas time dhe më ka lutur, i kam thënë zotëri ambasador, ti e ke një shtet të madh e të bukur dhe ke ku shkon, unë s’kam ku shkoj, unë s’kam shtet tjetër. Presidenti Rugova ka vdekur si President dhe do të varroset si i tillë. Turp do të më vij prej fëmijëve të mi, i kam thënë ambasadorit. Tjetër pastaj pse më kanë sha, e më kanë ofendu e çka jo tjetër, kjo ka pasë pak rëndësi sepse nuk jam marrë me askënd”, ka thënë Daci për “Bota sot”.
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...