Ndonëse takimi po mbahet me dyer të mbyllura, kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian i ka bërë thirrje Qeverisë që ta tërheq taksën e vendosur ndaj mallrave të produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. Mirëpo ende nuk dihet nëse kryeministri Haradinaj do ta tërheq këtë vendim, edhe pse shumë herë është përmendur nga politikan të ndryshëm se një gjë e tillë po i rrezikon raportet mes Kosovës dhe SHBA-së.
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në një përgjigje për portalin arbresh.info ka thënë se para se nëse taksa ka qenë një lloj vendimi që Qeveria nuk e ka menduar mirë, atëherë përgjegjësia bie mbi Qeverinë.
“Kur të merret një vendim është mirë të qëndrohet prapa këtij vendimi ose të shpjegohet saktë cili ka qenë qëllimi i marrjes së vendimit. Kur e ka vendosur këtë taksë, Qeveria e Kosovës na ka shpjeguar neve që taksa po vendoset që t’i bëhet presion Serbisë që ta njoh Kosovën. Nëse tash taksa hiqet kurse njohja nuk ka ndodhur, kjo i bie që qëllimi i taksës nuk është plotësuar, që Qeveria nuk e mbanë fjalën dhe tërhiqet prej vendimit që e ka marr pa u realizuar qëllimi. Nëse hiqet taksa kjo i bie që dëmi është aq i madh sa që më mirë të mos ishte vendosur fare”, ka thënë ai.
Konjufca ka thënë se nuk është taksa vendim që rrezikon raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Mendojmë që duhet të vlerësohet saktë se çka i lëkund marrëdhëniet me SHBA-në. Mendoj që marrëdhëniet me SHBA-në i lëkund vetëm nëse ne dalim jashtë kornizës transatlantike të përcaktimit tonë, në kornizën e sigurisë dhe në kornizën e politikës. Kësi koncepte nuk ka askush në Kosovë, as opozita as pushteti kështu që mendoj se prej gjërave të tjera që janë anësore marrëdhëniet nuk luhaten mes Kosovës dhe SHBA-së. Pra me rëndësi është që ta definojmë interesin tonë dhe t’ua shpjegojmë SHBA-së që sikur për ushtrinë, kjo nuk është kundër paqes, kundër askujt, por është që të normalizohen marrëdhëniet mes shteteve tona. Në kohën kur Serbia i ushtron të gjitha ato kundërshtime dhe masa për luftimin e pavarësisë së Kosovës, shteti i Kosovës nuk ka se si të përgjigjet përveç përmes reciprocitetit. Reciprociteti në marrëdhëniet ndërkombëtare është njëra prej sjelljeve të pritshme dhe normale mes shteteve”, ka theksuar Konjufca./arbresh.info
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...
SHBA njeh liderin e opozitës si president të zgjedhur në Ven...
Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare aktori Paul Teal
Shënohet Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve