Anëtari i Cagliari, Nico Barrella,i cili është një nga lojtarët më të kërkuar në këtë afat kalimtar ka treguar disa detaje interesante.
Ai madje ka folur edhe për idhullin e tij, të cilin e kishte përcjell qysh kur ishte lojtar i ri.
Fjala është për mesfushorin me ballkanas, Dejan Stankovic, i cili kishte luajtur me Lazio dhe Inter.“Stankovic” ishte përgjigja e Barrella kur u pyet për idhullin e tij. “E kujtoj akoma golin e tij nga mesfusha” ka thënë Barrella, transmeton lajmi.net.
Kujtojmë se Nico Barrella po kërkohet me ngul nga skuadra e Chelsea, ku pëlqehet nga Maurizio Sarri.
Por, në garë për lojtarin qëndron edhe skuadra nga Serie A, Inter, të cilët kanë kontaktuar disa herë me Cagliarin.Barrella tashmë paraqitet edhe me kombëtaren e Italisë, ku së bashku me Verrattin dhe Jorginhon kanë krijuar një treshe të mirë në mesfushë
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave