Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se Presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, ka qenë një lider tolerant i cili ka dëgjuar edhe mendimet e të tjerëve.
Ai këto komente i bëri në emisionin Zona B, duke shtuar se vizioni i Rugovës ka qenë në përputhje të plotë me idealet e shqiptarëve, të cilin e ka realizuar nëpërmjet mendimit të tij tolerant, shkruan Klan Kosova.
“Duke pasur parasysh personalitetin unik të Presidentit Rugova, për të cilin unë them se e solli koha, mendimet e mia për të që nga koha e themelimit të LDK-së, kanë qenë të larta”.
“Mund të them se në Rugovën kam gjetur një shkrirje të shumë elementeve të cilën ai në mënyrën më perfekte e ka realizuar”.
“Ajo që është karakteristike për të është ndjenja e ndërtimit intelektual që e ka pasur”.
“Një njeri i cili është rritur jetim dhe i cili e ka studiuar thellë të kaluarën tonë për të gjetur një dalje nga situata e vështirë që e kishim”.
“Ajo që Rugova e ka arrit me zell të veçantë është mënyra e qasjes së tij në politikë. Një vizion i cili ishte në përputhje të plotë me idealet e shqiptarëve dhe një vizion të cilin e ka arritur nëpërmjet mendimit dhe shpirtit të tij tolerant”.
“Karakteristikë e tij e veçantë ishte lidhja që ka pasur me vendet Perëndimorë siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Rugova ka qenë një njeri i cili dëgjonte edhe mendimin e të tjerëve. E gjithë politika e tij ka qenë e bazuar në respektimin e ideve të tjera. Rugova si i tillë është shquar edhe në kapërcimin e situatave konfliktuoze”
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...