Pasi Manny Pacquaio arriti ta mbrojë me sukses titullin e WBA, ai menjëherë ftoi për luftë Floyd Mayweatherin.
Mayweather – Pacquaio në vitin 2015 ishte dueli që theu të gjitha rekordet e fitimeve asokohe.
Ishte amerikani i cili triumfoi në atë ndeshje edhe pse vendimi i jurisë u diskutua shumë nga legjendat e boksit.
Por, a do të kemi revanshin e madh pas katër viteve? Për këtë çështje ka folur promotori i Floyd, Leonard Ellerbe.
“Floyd është i pensionuar dhe nuk ka interes ta bëjë një gjë të tillë” ka thënë Ellerbe për “Business Insider”, transmeton lajmi.net.
“Ai nuk e ka dëshirën, motivimin. Ai po jeton jetën më të mirë, po udhëton, po udhëheq disa biznese. Ai do të mbush 42 në shkurt” ka thënë tutje promotori i Mayweather.
Edhe pse një revansh potencial mund të sillte miliona dollarë fitime për të dy boksierët, Ellerbe ka thënë se nuk bëhet fjalë gjithmonë për paratë.
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...