PD s’ka datë për nisjen e protestave

22:03 | 21 Janar 2019
Arbresh.info

Pas largimit nga Parlamenti, ku mbajti një fjalim në seancën e parë plenare të sesionit të ri, Lulzim Basha mblodhi Kryesinë e re të Partisë Demokratike. Në këtë mbledhje pritej të diskutohej nisja e aksionit opozitar, të njoftuar më herët nga kryetari Basha.

Por, në një dalje për mediet, në përfundim të takimit, Sekretari i ri i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi nuk dha asnjë datë mbi protestat e pritshme.

“Sot u mbajt mbledhja e konstituimit të Kryesisë së re, në zbatim të vendimit të Këshillit Kombëtar që ngarkoi Kryesinë me organizimin e protestave popullore me qëllim largimin e Edi Ramës. Diskutuam mbi strategjinë që do të ndjekim, e morëm vendim që nesër në orën 11 të mbledhim Kolegjin e Kryetarëve, një organ i ri statutor, ndërsa pasditen e nesërme do të ketë sërish një mbledhje të Kryesisë mbi detajet dhe strategjinë e protestave”, tha Bardhi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme