Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka thënë se UÇK-ja nuk kishte plan për ekzekutimin e Enver Sekiraqës, pavarësisht se ai ishte mbajtur i ndaluar në një qendër ndalese të UÇK-së gjatë luftës.
Remi, në një intervistë për emisionin Pressing të T7, ka thënë se Sekiraqa ka mbajtur dënimin e tij gjatë luftës, por gjithashtu është shprehur se nuk e ka njohur personalisht Sekiraqën.
“Enver Sekiraqës i kanë hip mediat në qafë. Ai asnjëherë s’e ka dëmtuar UÇK-në. Ai e ka la dënimin, por sot është mirë dhe merret me probleme të veta”, ka deklaruar ai.
“Nuk i ka interesuar kërkujt për me ardhë me kërku ashtu. Paramendo, Ushtria Çlirimtare e Kosovës me ekzekutu atë”, ka thënë Remi.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...