Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës e ka përmbyllur vitin 2018 me mbi 85 milionë euro humbje.
Valdrin Kasumaj, anëtar i Bordit në Trust, tha se më 2017 Trusi ka pasur kthim pozitiv nga vlera e investimeve rreth 6.5 për qind, “ndërsa për 2018 s’kemi pasur kthim të kënaqshëm, kemi -5.2 për qind. Kemi të bëjmë me zhvleftësim të asetit. Nuk ka vend për shqetësime”, transmeton inFokus.
“Ndërsa në këtë fillimit, kemi mbi 40 milionë euro kthim pozitiv nga vlera e investimeve”, tha Kasumaj në emisionin PULS të KTV-së.
Flamur Keqa, ish-anëtar i Bordit në Trust dhe njohës i ekonomisë, thotë se ideja e themelimit të Trustit ka qenë ruajtja e kursimeve të popullit dhe rritja e këtyre kursimeve përmes investimeve.
“Edhe Trusti e ka manualin e investimeve, dhe performon në bazë të dokumenteve të shkruara dhe në bazë të standardeve ndërkombëtare dhe rregullativës së BQK-së. Ideja është që të ruajë vlerën, apo të maksimizojë vlerën e investimeve. Nga themelimi, Trusti e ka rritur vlerën e këtyre mjeteve. Kohë-pas-kohe ka pasur rënie të vlerës së Trustit, siç ka qenë në vitin 2018. Kriza financiare dhe ekonomike 2008-2009, në atë kohë Trusti ka performuar keq dhe ka pasur një zhvleftësim të mjeteve. Por, e gjitha është rikuperuar. Nga viti 2009-2010, ka filluar një trend pozitiv dhe ky trend ka zgjatur më së tepërmi në botë”, ka thënë Keqa, duke theksuar se pas këtij trendi është pritur një rënie.
Sipas tij, Trusti mund të ketë vlerë në fund të këtij viti 1 miliard e 814 milionë euro.
Arsyet e rënies së vlerës, sipas Keqës, janë performimi i tregjeve financiare ndërkombëtare, ku ndikojnë faktorët makroekonomikë, papunësia, kamatat, GDP-ja, etj, pastaj aspekti politik, mirëpo “unë nuk e përjashtoj që arsyetimi kryesor është vetëm performanca e tregjeve ndërkombëtare”.
“Trusti e ka një kornizë të mirë të sjelljes në treg, që tregon se ku duhet të investohen mjetet. Në aksione, në fletobligacione, t’i mbajë në cash, apo në fondet e përziera, që janë kombinim i këtyre instrumenteve tjera. Pastaj, a dëshiron të investosh në tregjet amerikane, a evropiane… Bordi i Trustit, në bazë të kësaj kornize, është dashur t’i japë kahe optimale investimeve. S’mund të them se është kahe e mirë, kur kemi humbje të 80 milionë eurove”, tha Keqa.
Zv.drejtori i Trustit, Agron Krasniqi, tha se politikat e investimeve janë po të njëjtat që kanë qenë edhe më parë.
“Nuk janë bërë investimeve të rrezikshme. Rreth 80 për qind të aseteve janë investuar në tregjet globale. Tregjet financiare operojnë si rezultat i perceptimeve më shumë sesa që shprehin gjendjen reale. Pas 9 viteve ka ardhur deri te zhvleftësimi i aseteve. Performanca më e keqe e vitit të kaluar ka qenë 3 mujorshi i fundit. Ka qenë lufta tregtare SHBA-Kinë e raste tjera të mëdha në botë që kanë ndikuar në rënien e vlerës”, tha Krasniqi.
Sipas tij, mosha mesatare e kontribut-paguesve është 41 vjeçe dhe këta janë larg pensionimit, dhe nga kjo humbje nuk preken shumë kontribut-dhënës.
Deputetja Arbërie Nagavci, anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa, ka thënë se kjo është humbja më e madhe që nga kriza globale.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte