Muhamet Hamiti, njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish-Presidentit, rrëfen për momentet e fundit të jetës së Ibrahim Rugovës, për të cilat thotë se ia dedikoi Kosovës. Ai thotë se Rugova kurrë nuk fliste për sëmundjen me të cilën përballej, e me të cilën e humbi edhe betejën.
Njëri nga bashkëpunëtorët e afërt të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ishte edhe Muhamet Hamiti, i cili thotë se edhe në ditët e tij të fundit, Rugova vazhdonte angazhimin politik për statusin e Kosovës.
“Në muajt e fundit të jetës, Rugova ka punuar aq sa ka mundur. Rugova kishte udhëhequr Ekipin e Unitetit në fillimet e procesit ndërkombëtar për përcaktimin e statusit final të Kosovës [procesi Ahtisaari] në vitin 2005. Në vitin 2006 gjendje e tij u rëndua…”, thotë Hamiti, për RTV Dukagjjin, përcjell Telegrafi.
Profesori Hamiti thotë së Rugova asnjëherë nuk fliste për sëmundjen me të cilën po përballej.
“Ai e ka ditur se Pavarësia e Kosovës do të arrihej. Madje ka besuar në këtë proces. Fundja, karriera e Presidentit Rugova si politikan dhe burrështetas, përkufizohet nga besimi i tij në Pavarësinë e Kosovës. Takimi i parë i Ekipit të Unitetit ka zgjatur katër orë. Presidenti Rugova ka qenë me sëmundje dhe flokë të rëna, por asnjëherë nuk e ka përmendur sëmundjen e tij”.
Hamiti tregon edhe për herën e fundit që e kishte takuar presidentin Ibrahim Rugova.
“Unë jam parë me të dhe kam tekstin origjinal, të shkruar me dorën e tij, që shpallte ditën e zisë me rastin e vdekjes së Mark Sopit”, rrëfen Hamiti.
Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation