Ministri i Jashtëm i Kosovë, Behgjet Pacolli, ka folur për strategjinë që Serbia po e përdorë për të tërhequr njohjet e Kosovës shtetet e varfra afrikane.
Njëra ndër to, sipas Pacollit, është edhe narracioni që Serbia po e përdorë duke i bindur këto shtete që me njohjet e tyre po e pengojnë procesin e dialogut.
“Serbët kanë tentuar ta bëjnë përgjegjës shtetin që e ka njohur Kosovën duke i thënë se ju po e vështirësoni dialogun duke mos e hequr njohjen. Këtu kanë ra pre disa shtete të varfra, që praktikisht kanë pranuar të diskutojnë me serbët, sidomos ato shtete që i kanë ftuar në Beograd dhe si një ‘nikoqir’ i mirë Serbia u ka bërë presion të nënshkruajnë dokumente që ne i kemi parë vetëm në internet sepse neve nuk ka ardhur asnjëherë lajmi që ndonjë shtet e ka tërhequr njohjen pos ishujve Solomone, të cilat kanë thënë se për shkak të dialogut ne po suspendojmë njohjen e bërë Kosovës deri në përfundim të Kosovës”, ka thënë Pacolli për Info Magazine të Klan Kosova.
“Ne kemi dërguar ambasadorë dhe delegacione tona si dhe përmes miqve tonë t’u tregojmë se ne jemi duke negociuar si dy shtete të pavarura. Ajo që kam arritur ta kuptojë është se shtetet e varfra dhe të vogla kanë ra pre e një narracioni të tillë”.
Por Pacolli ka thënë se Serbia po u ofron edhe mjete financiare dhe armë për t’i tërhequr njohjet.
“Kemi parë se Serbia iu premton armë, bursa dhe ndihma financiare në këtë drejtim, por nuk e dimë sa i ka përmbushur Serbia këto premtime”.
Diplomati kosovar tregoi edhe për vështirësitë që ka për të lobuar në këto shtete.
“Çdo kush në Kosovë duhet të kuptojë se njohja nuk është që shkon e merr dhe kthehesh, por është një proces jashtëzakonisht i gjatë duke marrë parasysh edhe ndarjen, sidomos të kontinentit të Afrikës, që ëshë e ndarë në interesa gjeostrategjikë. Dominon Rusia politikisht dhe dominon Kina ekonomikisht.
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...