Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri përmes një statusi në ‘Facebook’ ka shkruar për dekretimin e gjyqtarëve të rinj që u bë sot nga Presidenti i Republikës së Kosovës.
Ai tha se premtimet edhe angazhimet e tij për këtë potencial të jashtëzakonshëm, sot po materializohet, duke i hapur kështu rrugë shtimit të efikasitetit brenda sistemit të drejtësisë, shkruan Indeksonline.
Statusi i tij i plotë:
Ishte kënaqësi të marr pjesë në ceremoninë e dekretimit të gjyqtarëve të rinj nga ana e Presidentit të Republikës së Kosovës. Nga fillimi i mandatit tim si Ministër i Drejtësisë, kam avokuar për shtimin e buxhetit për Këshillin Gjyqësor, në mënyrë që gjyqësori të rrisë kapacitetet me potenciale të reja. Premtimi dhe angazhimi im për këto potenciale jashtëzakonisht të nevojshme, sot po materializohet, duke i hap rrugë shtimit të efikasitetit brenda sistemit tonë të drejtësisë. Kjo njëkohësisht përmbyllë edhe një masë në kuadër të Agjendës “Drejtësia 2020” ku përmes shtimit të numrit të gjyqtarëve, do të mundësohet shqyrtimi më i shpejtë i lëndëve dhe do të mundësohet një administrim më efikas dhe i përgjegjshëm i drejtësisë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?