Matoshi: S’ka presion për taksën, ka sugjerime

17:55 | 21 Janar 2019
Arbresh.info

Halil Matoshi, këshilltar politik dhe për media i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka presion ndërkombëtar për heqjen e taksës ndaj Serbisë, por ka sygjerime që të hiqet e t’i krijohet hapësirë dialogut.

Kurse Nexhmedin Spahiu, analist politik, ka thënë se taksa është mjeti i vetëm I Kosovës për ta luftuar Serbinë.

Ata kanë folur të hënën në emisionin “Imazh” të RTK-së.

“Nuk kemi presion prandaj nuk e di pse ky debat pa object. Kemi sygjerime të miqve, që të hiqet taksa e të krijohet hapësirë për dialog. Ne i kemi lënë Serbisë hapësirë për 20 vjet për dialog, por pa efekt. Taksa është vendim sovran i Kosovës”, ka thënë Matoshi.

“Ky është vendim sovran, por çdo mik e çdo alet ka të drejtë të reagojë në veprimet e tjetrit. Qeveria duhet të masë kaçikun e vet, se deri ku mund ta shtyejë. Taksa është mjeti i vetëm me të cilin Kosova mund ta luftojë Serbinë”, ka theksuar Spahiu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme