Shqiptari bën për spital pronarët e restorantit

18:02 | 21 Janar 2019
Arbresh.info

Një shqiptar dhunon barbarisht dy pronarët e një restoranti në zonën e Bielas, Itali.

Mediat fqinje raportojnë se 32-vjeçari kishte shumë arsye që të zemërohej, por e ka tepruar teksa ka ushtruar dhunë ndaj një burri dhe një gruaje, duke i çuar ata në spital. Për pasojë ai është arrestuar nga policia.

Shqiptari kishte shkuar në restorant për të marrë paratë që ata ia kishin për t’ia dhënë. Më herët 32-vjeçari kishte kryer disa punime në objekt, por pronarët italianë refuzojnë që t’ia japin. Si pasojë e kësaj, mes tyre lind një konflikt i nxehtë, që degjeneron në dhunë fizike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme