Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu të hënën ka bërë homazhe te varri I ish-presidentit, Ibrahim Rugova.
Sejdiu përmes një postimi në facebook ka shkruar se Rugova ishte themeltari i shtetit të Kosovës, shkruan arbresh.info.
“Në nderim të jetës dhe veprës së Presidentit Historik të Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, sot kam bërë homazhe te varri i tij. Në kujtesën tonë kolektive do të kujtohet përherë si Prijësi Paqësor, dhe themeltari i shtetit të Kosovës!”, ka shkruar Sejdiu.
Ndryshe të hënën ishte përvjetori i 13-të të vdekjes së ish-presidentit, Ibrahim Rugova.
Gjatë ditës e kanë vizituar varrin e tij dhe kanë bërë homazhe liderët e shtetit.Arbresh.info/
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...