Google ADS

Me debat të ashpër zgjidhen 4 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës

17:46 | 21 Janar 2019
Arbresh.info

Pas një debati të gjatë dhe të ashpër, me shumicë votash në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, u zgjodhën 3 anëtarë dhe kryetarja e Këshillit për Mbikëqyrje Civile.

Ndonëse pa përkrahjen e opozitës, shumica propozoi që në krye të këtij institucioni të jetë Margarita Caca Nikollovska, ndërsa për anëtarë, Ice Iljevski, Gordan Kallaxhiev dhe Filip Stojanovski.

Për anëtarët e tjerë, do të shpallet përsëri konkurs. Sipas burimeve të televizionit Alsat, dy anëtarë do propozohen nga BDI-ja, me qëllim që të plotësohet edhe kushti për përfaqësim të drejtë të etnive, ndërsa një do ta propozojë VMRO-DPMNE-ja.

Në konkursin e parë kërkoheshin 7 anëtarë për Këshillin Mbikëqyrës civil, ndërsa u paraqitën vetëm 8, 1 prej të cilëve nuk përmbushte kushtet. Në këtë mënyrë, anëtarët e Komisionit për zgjedhje dhe emërime nuk patën opsion zgjedhje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme