Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, ka marr vendim që prej datës 1 shkurt të këtij viti, të aplikoj vendimin për pullën mjedisore të automjeteve apo ndryshe testimi i gazrave dalëse të automjeteve.
Arbresh.info ka mësuar se ky vendim obligon të gjithë “Qendrat e Kontrollit Teknik të Automjeve dhe të Homologimit për zbatimin e këtij vendimi.
Me testimin e këtyre gazrave, qytetarëve iu bëhet barrë jo vetëm të paguajnë kontrollin teknike të automjeteve që është përcaktuar nga kjo ministri me çmim prej 30€, tash do të paguajnë edhe çmimoren për testim të gazrave për secilën kategori të mjeteve motorike.
Çmimorja për kategorinë e motoçikletave është 3.50€, ndërsa për automjetet Nënë 3.5 tonë është 5€, ndërsa mbi 3.5 tonë është 6€.
Vlen të theksohet se qytetarët e Republikës së Kosovës paguajnë edhe taksën ekologjike që është e aplikuar më se shumë vite nga Ministria e Punëve të Brendshme, kjo taks paguhet në Qendrat Komunale për Regjistrim të automjeteve./Arbresh.info/
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...