Shumë shtete anëtare të Bashkimit Evropian dhe më gjerë kane paralajmëruar ndërtimin e kapaciteteve gjeneruese të bazuara në qymyr dhe linjit, ani pse Sekretariati i Energjisë kishte kundërshtuar këto projekte, duke thënë se vendet duhet prodhuar energjinë nga burime të ripërtrishme.
Sikurse edhe Sekretariati i Energjisë, edhe BERZh dhe Banka Botërore kishin deklaruar se këto dy institucione nuk janë duke përkrahur projekte të prodhimit të rrymës nga qymyri, ani pse e para kishte përkrahur një projekt të njëjte pak kohë më pare deri sa presidenti i së dytës ishte dorëhequr nga pozita e tij për t’iu bashkuar një kompanie që përkrahë edhe projekte prodhimit të energjisë nga qymyri.
Përkundër këshillave të Sekretariatit të Energjisë dhe të institucioneve të lartshënuara, shumë shtete të Evropës, sidomos ato të Ballkanit, janë duke fuqizuar projekte në fushën e energjisë përmes paralajmërimit dhe ndërtimit të termocentraleve me qymyr, kryesisht të financuara nga fonde shtetërore të Kinës.
Sipas strategjisë së tyre energjetike, Serbia planifikon ndërtimin e termocentraleve me kapacitet të përgjithshëm prej rreth 2500 megavatesh, pasuar nga Bosnja dhe Hercegovina me 2480 megavat. Duke marrë parasysh që në Kosovë rryma prinë në listën e produkteve të importuara nga Serbia, në të ardhmen Kosova rrezikon të jetë e varur nga Serbia për furnizim me energji elektrike.
Përkundër të qenit vendi i pestë për nga rezervat e linjitit në botë, Kosova njihet si vendi me termocentralet më të vjetra në rajon, të cilat vlerësohen si ndotëse dhe paraqesin prodhim aspak të sigurt të energjisë.
Shumë kohë më parë është konstatuar se blloqet Kosova A dhe Kosova B nuk përfaqësojnë kapacitete të qëndrueshme të prodhimit të energjisë për ta përmbushur konsumin në vend, i cili është në rritje të vazhdueshme.
Studime të ndryshme kanë rënë në konkludim që qytetarët Kosovarë shpenzojnë shumë më pak energji se mesatarja botërore. Kosovarët konsumojnë pak më shumë se 2000 kilovat energji elektrike për person, deri sa mesatarja sipas OECD tejkalon 8000 kilovat për person.
Konsumi i energjisë elektrike në Kosovë shënon rritje të vazhdueshme çdo vit. Kjo vlerë e konsumit do të rritet tej mase me qëllim të përkrahjes së zhvillimit të vendit dhe përmbushjes së kërkesave individuale të konsumatorëve shtëpiak për energji elektrike.
Duke marrë parasysh që Kosova importon më së shumti energji nga Serbia, kjo e fundit mund të rrezikoj të mbetet e varur nga Serbia për furnizim me energji, në rast se kapacitete të reja gjeneruese nuk ndërtohen.
Kosova i është bashkuar vendeve të rajonit duke paralajmëruar ndërtimin e termocentralit të ri me kapacitet prej 500 megavatesh.
Kuvendi i Kosovës me dy të tretat duhet vendosur në lidhje me garancionet shtetërore që do jepen për zhvillimin e projektit. Lista Serbe mund të jetë faktor kyç ne dështimin e këtij projekti, duke parë që një veprim i tillë mund të pengojë rritjen e ndikimit të Serbisë në Kosovë përmes furnizimit me energji elektrike.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...