Sesioni i ri parlamentar për këtë legjislaturë do të nisë pasditen e sotme me votimin e dy dekreteve të Presidentit; atë për shkarkimin e Ditmir Bushatit nga posti i Ministrit të Jashtëm dhe emërimin në vend të tij të kryeministrit Edi Rama.
Kreu i qeverisë vendosi ta përfaqësojë vetë këtë dikaster pas refuzimit që Presidenti Meta i bëri emrit të Gent Cakajt të propozuar më herët për këtë post nga Rama.
Ndërkaq opozita ende nuk ka marrë një vendim nëse do të jetë e pranishme në punimet e seancës plenare të pasdites, për këtë arsye në orën 16:00 kreu i demokratëve ka thirrur një mbledhje grupi.
Burimet i thanë televizionit Klan se përfaqësuesit e opozitës do të jenë në parlament, por nuk dihet ende se cila do të jetë strategjia që do të ndjekin përfaqësuesit e saj, nëse do të lejojnë zhvillimin apo jo të një seance normale, nisur nga punimet e tensionuara të sesionit të jashtëzakonshëm të pak ditëve më parë./TvKlan/
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...