Për socialdemokratin Visar Ymeri, greva në arsim dhe ajo në shëndetësi janë të lidhura me Ligjin për pagat në sektorin publik. Njëjtë edhe grevat tjera të paralajmëruara.
“Në këtë drejtim mendoj se ka dy mënyra se si mund t’i lexojmë këto greva: kërkesa për më shumë para (si pagë) nga shërbyesit civilë, e veçanërisht nga këto dy kategori; ose, kërkesa për më shumë barazi (në të paguar) nga shërbyesit civilë, e veçanërisht nga këto dy kategori. Për mua kjo e dyta është e vërtetë. Madje edhe nëse nuk është vërtetë kjo kërkesa e artikuluar e grevistëve”, ka shkruar Ymeri.
Sipas Ymerit, deputet i PSD-së, Ligji për pagat, mes tjerash, e vazhdon të njëjtën logjikë të rritjes së hendekut mes niveleve të ndryshme të pagave brenda sektorit publik.
“Kjo logjikë ka qenë logjika institucionale për një kohë të gjatë, mendësi kjo qeverisëse që e përqendron pasurinë të shtresat e pakta në numër, por gjithsesi lartë në hierarkinë shoqërore, si dhe, kështu, e rritë hendekun mes të varfërve dhe të pasurve, duke e lënduar deri në zhbërje shtresën e mesme të shoqërisë”, ka thënë Ymeri, përcjell Koha.net. “Në këtë pikë, në këtë logjikë, ligji duhet ndryshuar. Dhe këtu vijnë në shprehje kërkesat greviste. Jo si thjeshtësi vulgare e shumës së pagës mujore, por si cilësi emancipuese për trajtim të barabartë e të drejtë të qytetarëve”, ka thënë më tej ai.
Ky është diskutimi i drejtë dhe i duhur publik për këtë çështje, sipas tij.
“Dhe duhet filluar nga këtu, nga institucionet publike. Duhet ulur koeficientin e propozuar për pagat e pozitave ekzekutive/përfaqësuese/këshilluese në institucionet publike duke filluar nga Presidenti, e duke vazhduar me Kryeministrin, ministrat, zëvendës-ministrat”, ka thënë Ymeri. “Është e domosdoshme që të zvogëlohet hendeku në rritje në mes të pagave në sektorin publik dhe rritja e pagave në sektorin privat. Kohezioni shoqëror arrihet vetëm përmes trajtimit më të drejtë dhe më të barabartë të të gjitha kategorive e shtresave shoqërore”, ka thënë ai.
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...