Google ADS

Thaçi: Do t’i përgjigjem Gjykatës Speciale, nëse më fton

16:16 | 21 Janar 2019
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media sot është deklaruar lidhur me fillimin e intervistimeve të ish-pjesëtarëve të UÇK nga Gjykata Speciale.

Presidenti Thaçi tha se është i gatshëm t’i përgjigjet një ftese potenciale ndaj tij nga ana e Speciales.

“Së pari dëshiroj t’i falënderoj komandantët për përgjigje pozitive. Çdo moment që vjen një ftesë e tillë edhe në adresën time, një kërkese të tillë do ti përgjigjem me transparencën e plotë”, tha Thaçi.

Presidenti Hashim Thaçi, si ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka qenë protagonist i akuzave të Dick Martit për krime të supozuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Presidenti Hashim Thaçi, në vitin 2015 kishte kërkuar nga deputetët e Kosovës ta votojnë Gjykatën Speciale, ndërsa viteve të fundit është shprehur kundër saj.

Specialja e cila do t’i hetojë krimet që supozohet të jenë kryer nga UÇK-ja, është formuar në vitin 2015, ndërsa në fillim të këtij viti ka nisur intervistimin e disa ish-komandantëve të luftës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme