Presidenti takon Sami Lushtakun

14:19 | 21 Janar 2019
V. S.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, është takuar me Sami Lushtakun pas kthimit të tij nga Haga.

Këtë e ka bërë të ditur përmes Facebook’ut, Thaçi duke shkruar se është takuar me bashkëluftëtarin e orëve të para të UÇK’së, Sami Lushtakun.

Presidenti ka shkruar se Lushtaku ka dhënë kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kujtojmë se javën e kaluar Lushtaku është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme