Dy kundërshtarët e idesë së Thaçit e Vuçiqit për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Ilir Meta dhe Milo Gjukanoviq kanë thënë se marrëveshja Prishtinë-Beograd nuk duhet të rrezikojë sigurinë e Ballkanit Perëndimor.
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe ai i Shqipërisë, Ilir Meta, janë pajtuar sot në Podgoricë se epilogu i dialogut ndërmjet Prishtinës deh Beogradit duhet të jetë si rezultat i një marrëveshje e cila nuk do rrezikojë stabilitetin e rajonit, raporton , gazeta Express.
Presidenti shqiptar Meta ka thënë se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është i një rëndësie të veçantë, shkrun RTCG, trasnmeton Gazeta Express.
Presidenti shqiptar është duke qëndruar për një vizitë dy ditore në Mal të Zi. Ai atje është pritur me nderimet më të larta shtetërore.
Për vendimin e Metës që të mos e dekretoj Gent Cakajn në postin e ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë thuhet se është marrë pikërisht për qëndrimet e Cakajt pro korrigjimit të kufijve.
Edhe presidenti malazez Milo Gjukaonviq vazhdimisht ka përsëritur qëndrimet e shtetit të tij kundër korrigjimit të kufijve./GazetaExpress/
BQK dhe BERZH nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi lidhur me ...
Saipi pjesë e formacionit të javës në Ligën e Konferencës
Fituesja iraniane e Nobelit Narges Mohammadi dënohet me gjas...
Veliaj zëvendëson 12 drejtues të Bashkisë së Tiranës, ndrysh...
Vrasja e një polici në Bosnje cilësohet si terrorizëm
PKK merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Turqi