Kandidatët për gardianë protestojnë nesër tek ministria e Drejtësisë

12:20 | 21 Janar 2019
V. S.

Nesër të gjithë aplikuesit për gardian në Burgun e Sigurisë së Lartë do të protestojnë tek ministria e Drejtësisë.

Kujtojmë se dje protestë pati nga banorët e fshatit Gërdoc të Podujevës, njofton Klan Kosova.

Banorët shprehën pakënaqësinë e tyre rreth padrejtësisë që po pretendojnë se iu bë gjashtë bashkëfshatarëve të tyre në konkursin për burgun e sigurisë së lartë që është në këtë fshat, njofton Klan Kosova.

Por nesër do të protestojnë të gjithë kandidatët e të gjitha komunave që aplikuan për gardian në burgun e sigurisë së lartë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme