Hudson-Odoi refuzon rinovimin te Chelsea, dëshiron Bayernin

11:30 | 21 Janar 2019
Arbresh.info

Emri i Callum Hudson-Odoi po lakohet gjithmonë e më shumë në media për shkak të ardhmes së tij.

Sipas Daily Mail, lojtari tashmë ka refuzuar një ofertë të Chelseat për rinovim pasi dëshiron Bayern Munichun.

Blutë thuhet se i kanë ofruar 96 mijë euro në javë, por as kjo nuk e ka bindur lojtarin të qëndrojë në Stamford Bridge, transmeton Telegrafi.

Klubi gjerman tashmë e disa kohë është duke e ndjekur 18-vjeçarin dhe duket se e ka bindur se ai do të jetë pjesë e projektit të tyre të së ardhmes.

Besohet se Bayerni tashmë ka takuar klubin nga Londra dhe i ka ofruar rreth 40 milionë euro që marrëveshja të finalizohet menjëherë.

Gjermanët janë të gatshëm t’ia japin numrin 10 të fanellës, që në të kaluarën është veshur nga Roy Makaay dhe Lothar Matthaus.

Lojtari është paraqitur në 10 ndeshje këtë sezon për Chelseat në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar një gol.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme