Presidenti në orën 14:00 dorëzon “procesverbalet” e dialogut me Serbinë

11:14 | 21 Janar 2019
arbresh.info

Presidenti, Hashim Thaçi, në orën 14:00 pritet t’i dorëzojë Ekipit Negociator “procesverbalet” për bisedimet me Serbinë, mëson arbresh.info.

“E kam bërë të qartë se deri më tani nuk ekziston asnjë dokument i shkruar zyrtar ose draftmarrëveshje e përgatitur nga BE-ja,” është shprehur presidenti, Hashim Thaçi, ditë më parë për REL, duke shtuar se do t’ua dorëzojë edhe në formë të shkruar informacionet e përgjithshme për periudhën e deritashme të bisedimeve.

Deri më tani kanë qenë publike të gjitha marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet ekipeve teknike dhe atyre të nivelit të lartë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme