Kryeministri Ramush Haradinajka marr pjesë në zbulimin e pllakës me mbishkrimin “Ministria e Mbrojtjes”. Haradinaj së bashku më Ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, Rrustem Berisha kanë zbuluar këtë pllakë.
MinistriiI Ministrisë së Mbrojtjes, Rrustem Berisha ka thënë se zyrtarisht fillon tranzicioni i FSK-së që nga sot.
“Sot është ditë e veçantë për Ministrinë tonë, për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të gjithë qytetarët e Kosovës. Që nga sot do të ndryshoj emertimi i Ministrisë tonë dhe do të jetë Ministria e Mbrojtjes. Falenderoj të gjithë që kontribuan që Ministria jonë të shndërrohet në Ministri të Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës. Zyrtarisht që nga sot është dita e parë ku fillon tranzicioni i FSK-së. Duhet t’i falënderoj të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA, NATO-në e në veçanti kryeministrin që në të gjitha etapat e ka përkrahur transformimin e FSK-së e do ta përkrah edhe në procesin e tranzicionit”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Berisha ka theksuar se procesi i tranzicionit do të zgjas 10 vjet.
“I tërë procesi do të jetë gradual, transparent dhe është i paraparë një plan 10 vjeçar i arritjes së kapaciteteve të mbrotjes. Ashtu siç e kemi paraparë FSK do të jetë forcë multietnike, profesionale e ëprfaqësuara nga të gjithë qytetarët e Kosovës, në interes të ndërtimit të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, ka thënë ai.
Haradinaj tha se i qëndron të gjitha deklaratave të Ministrit Berisha./arbresh.info
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...