Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, iu ka bërë thirrje mësimdhënësve që nesër të rifillojnë mësimin pas vendimit të Qeverisë.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, iu ka bërë thirrje mësimdhënësve të komunës që ai drejton që nesër të rifillojnë mësimin.
Kjo thirrje e Latifit ka ardhur pas vendimit që ka marrë Qeveria e Kosovës që të rrisë pagat mësimdhënësve.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Latifi ka bërë të ditur se janë në koordinim të plotë me DKA-në dhe me drejtorët e shkollave, të cilët siç është shprehur ai, janë të gatshëm që procesi mësimor të rifillojë nesër sipas orarit të rregullt.
Postimi i plotë i Latifit pa ndërhyrje:
Qeveria Haradinaj ka reflektuar në kërkesat e grevistëve dhe kryeministri ka njoftuar se do të ketë rritje të pagave për mësimdhënësit.
Komuna e Rahovecit i bën thirrje të gjithë mësimdhënësve që pas këtij vendimi, nga nesër t’i rikthehen procesit mësimor me qëllim që nxënësit të mos humbasin orët e mësimit dhe të mos humbasim asnjë sekondë të vlefshme për fëmijët dhe rrjedhimisht të ardhmen tonë!
Jemi në koordinim të plotë me DKA-në dhe me drejtorët e shkollave, të cilët janë të gatshëm që procesi mësimor të rifillojë nesër sipas orarit të rregullt.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...