Studentët e Drejtësisë në Tiranë vazhdojnë të qendrojnë të ngujuar brenda godinës së fakultetit prej disa ditësh. Ata shprehen se nuk do të terhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Një prej studenteve u shpreh për tv Klan se “kemi mbështetjen e pedaogëve kështu do të vijojmë bojkotimin e mësimit dhe ngujimin edhe gjatë javës së ardhshme”.
Ndërsa të fakultetin e Ekonomisë, pati një ndërprerje të ngujimit por studentët kanë vendosur t’i rikthehen ngujimit ditën e hënë.
Një panoramë tjetër është tek fakulteti i Histori-Filologjisë. Përpos studentëve të hënën do të protestojnë edhe pedagogët. Ata kanë lajmëruar grevë 1-ditore. Vendimi unanim u mor ditën e premte në mbledhjen e asamblesë. Pedagogët kërkojnë nga qeveria anulimin e ligjit për arsimin e lartë.
Vullneti zgjon banorët nga gjumi me zhurmën e enëve, ja reag...
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...